15 Janar 2025

Denoncohet skenari mafioz i Hajredin Kuçit

Prishtinë, 4 prill - Forcat politike nuk mund ta kuptojnë aktivitetin e tyre pa ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, përkatësisht në gjykata dhe prokurori.

Deri më tani, sipas analizave të bëra nga ekspertët e drejtësisë dhe nga shoqëria civile, njerëzit e zgjedhur në krye të institucioneve të gjyqësorit dhe prokurorisë s’janë gjë tjetër veçse duart e zgjatura të politikës.

Bëhet fjalë për ish-kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashi, ushtruesit e detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, kreun e KGJK –së, Enver Peci, si dhe kreun e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Lidhjet e tyre me politikën përforcohen edhe nga qëndrimet që mbajnë vetë disa prej politikanëve, prej të cilëve përmendim Enver Hoxhaj apo Agim Çekun, të cilët sapo janë njohur me temën janë larguar pa dhënë përgjigje.

Ndërkaq, sipas Petrit Zogajt nga Lëvizja Fol, më të pavarur janë nënkryetarët e partive nga kryetarët, sesa drejtuesit e institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale.

“Partitë politike në përgjithësi dhe ato që janë në pushtet veçanërisht kanë pasur dhe kanë një tendencë të vazhdueshme me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Në fakt, më të pavarur janë nënkryetarët e partive politike , nga kryetarët e tyre sesa për shembull se sa është i pavarur kryetari i Gjykatës Kushtetuese (Enver Hasani), kryeprokurori (u.d Sylë Hoxha) apo kryesuesi i KGJK –së (Enver Peci).\"

Partitë politike të pushtetit nuk ia lënë rastit që ndonjëri prej të lartpërmendurve të vijë në atë post pa pëlqimin e tyre, pra të bosëve të partive politike në pushtet.

\"E, për më shumë, tashmë ka dalë dhe një fenomen tjetër, e ai është që brenda një subjekti politik kemi fraksione që mendojnë ndryshe se kush do të duhej të ishte kryeprokuror apo gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Kjo është logjika mafioze e përdorimit të pushtetit gjyqësor në Kosovë me qëllim të përfitimeve politike”, është shprehur Zogaj nga Lëvizja Fol, për gazetën “Kosova Sot”.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)