Dënohet kosovari, do të sulmonte Kongresin
Maryland, 1 mars - Shtetasi Brahim Lajqi, 51 vjeç nga Silver Spring, Maryland, është dënuar me 5 vjet burg dhe tre vite të tjera me mbikëqyrje për shkak të mashtrimit me vizën.
Gjykatësi Titus miratoi kërkesën e Prokurorisë për dënimin edhe për shkak të aktiviteteve të Lajqit, që lidheshin me planifikimet që po bënte për një sulm në Amerikë, si shenjë proteste për intervenimin në Kosovë të SHBA-së, që ai besonte se kishte çuar në vdekjen e disa anëtarëve të familjes së tij.
Sipas dokumenteve të Gjykatës, Lajqi është një militant ekstremist i trajnuar në Bosnjë, që në disa raste kishte shfaqur dëshirën për ti marrë hak Amerikës, ndërsa diskutonte blerjen e armëve dhe të eksplozivëve për një sulm në Washington D.C.
Gjykatësi Rosenstein ka falënderuar FBI-në dhe të tjerët që kanë ndihmuar në parandalimin e akteve që planifikonte kosovari Lajqi.