Dënohet komandanti i policisë në Obiliq, Sejdi Zeqiri
Prishtinë, 20 prill - Një trup gjykues me dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës vendas e shpalli Komandantin e Stacionit të Policisë në Obiliq, Sejdi Zeqiri fajtor për dy akuza të keqtrajtimit seksual, për dy akuza të keqtrajtimit (fyerje gojore dhe frikësim) gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, dhe për një akuzë të mitmarrjes.
Ai u dënua me dy vite e katër muaj burgim. Po ashtu, është shqiptuar edhe një dënim plotësues, me anë të cilit komandantit i ndalohet që të punojë në administratën publike apo në shërbimin publik për tri vite.
Trupi gjykues e shpalli aktgjykimin e tij më 7 prill 2011 në Gjykatën Komunale të Prishtinës.