15 Maj 2024

Dënohet ashpër dhuna në protestën e së dielës

Mitrovicë, 23 qershor - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka ftuar në një takim përfaqësuesit e subjekteve politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës, për t’i informuar për zhvillimet lidhur me protestat e  dhunshme që ndodhen të dielën dhe për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme politike e të sigurisë në komunë. Në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesi i PDK_së dhe ai i PD-së.

Kryetari Bahtiri i njoftoi të ftuarit me ecurinë e protestave të organizuara nga disa grupe të studentëve, kundër rivendosjes së barrikadës, nga ana e ekstremistëve serbë mbi urën kryesore të lumit Ibër, duke thënë se ato fillimisht ishin paqësore, por që në vazhdim degjeneruan në dhunë.

Ai tha se me qëllim që protestat e paralajmëruara si të qeta e paqësore të jenë vërtetë të tilla, para fillimit të tyre kishte takuar përfaqësuesit e organeve të rendit, kishte bisedar me organizatorët dhe  kishte bërë apel tek qytetarët për maturi e syçeltësi, në mënyrë që të mos bien pre e provokimeve të atyre që nuk e duan paqen, rendin e qetësinë dhe që janë kundër proceseve demokratike.

Mirëpo, tha në vazhdim kryetari Bahtiri, protesta degjeneroi për shkak se grupe të përgatitura që më parë për këtë, nxitën  dhunë kundër forcave të rendit e sigurisë, gjë që bëri që situata të eskaloj dhe pasojat e dhunës të jenë të rënda.

Pasi të gjithë pjesëmarrësit e dënuan ashpër dhunën që ndodhi, ata vlerësuan unanimisht se protesta paqësore e zhvilluar qetë dhe e kontrolluar nga organizatorët, degjeneroi për shkak se nxitësit e dhunës, ndër të cilët një numër i madh nuk ishin nga Mitrovica,  ishin përgatitur që më parë për veprime të këtilla dhe nuk ishin të interesuar për heqjen e barrikadës, por qëllim kishin shkaktimin e dhunës, sulmin ndaj forcave të rendit e sigurisë, dëmtimin e institucioneve të pushtetit lokal dhe shkatërrimin e pronës publike.

Ata kërkuan nga organet e rendit dhe të sigurisë, që të identifikohen sa më parë pjesëtarët e grupeve të organizuara që shkaktuan dhunën dhe kush qëndron prapa tyre.

Duke vlerësuar lartë punën e pjesëtarëve të KFOR-it, atyre të EULEX-it dhe policisë së Kosovës, që me mund të madh nuk lejuan që dhuna të eskaloj në konflikt ndëretnik dhe mbrojtën fuqishëm institucionet e pushtetit, pjesëmarrësit e takimit kërkuan që organet e lartpërmendura të veprojnë kështu edhe në rastet kur ndokush e provokon situatën me veprime joligjore, sikur ishte rasti i rivendosjes të barrikadës mbi urë, nga ana e ekstremistëve serbë, gjë që ka mund të evitohet.

Nga takimi doli edhe kërkesa e fuqishme drejtuar institucioneve më të larta të vendit dhe  atyre ndërkombëtare, por edhe drejtuesve e përfaqësuesve të serbëve në veri, që të ndërmarrin të gjitha masat e ligjshme për heqjen e barrikadës  sa më parë dhe që të mundësohet lëvizja dhe qarkullimi normal i njerëzve dhe mallrave mbi urë, për çka ajo edhe është ndërtuar.

Në fund përfaqësuesit e subjekteve politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës dhe kryetari Bahtiri edhe njëherë ju bëjnë apel qytetarëve të komunës që të tregohen maksimalisht të vëmendshëm e të matur dhe të mos bëhen pre e njerëzve që nuk ia duan të mirën qytetit, që janë kundër proceseve demokratike dhe integruese, që janë kundër paqes e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)