Dënohen tre ish paramilitarë serb
Beograd, 16 qershor - Në Beograd, një gjykatë e apelit ka konfirmuar dënimin me burg për tre ish-paramilitarët serbë, të dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë të Kosovës, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, në vitin 1999.
Gjykata në Beograd ka hedhur poshtë ankesat e ish-pjesëtarëve të njësisë famëkeqe paramilitare Shkorpionët. Ajo konfirmoi dënimet e një viti më parë të gjykatës serbe për krime lufte nga 15 deri në 20 vjet burg.