18 Maj 2024

Dënohen për shperdorim të pozitës zyrtare

Gjilan, 16 maj - Trupi gjykues nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të NP “Univerzal” në Viti, Kabil Hajdari.

I akuzuari Nexhmedin Arifi është shpallur fajtor për veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 pika 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Andaj të akuzuarit Arifi, i shqiptohet dënimi burg me kusht në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) muajve.

Ndërsa i akuzuari Kabil Hajdari është shpallur fajtor për dy vepra penale: shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 pika 2.1 të KPRK-së dhe për veprën penale shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Për veprën e parë të akuzuarit Hajdari, i është shqiptuar dënimi burg me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, ndërsa për veprën e dytë i është shqiptuar dënimi me burg efektiv në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muajve dhe 1000 (njëmijë) euro gjobë, të cilën i akuzuari ka për të paguar në afat prej tre muajve.
 
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)