04 Maj 2024

Dënohen nëntë persona për kontrabandim të emigrantëve

Pejë, 23 janar - Një trup gjykues i përzier i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar i Kosovës, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, në Gjykatën Themelore të Pejës i shpalli fajtor nëntë të pandehur lidhur me vepra që kanë të bëjnë me kontrabandimin e emigrantëve.

- I pandehuri Bekim Nikqi u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve dhe u dënua me dy vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu edhe një gjobë prej tre mijë euro.

- I pandehuri Nysret Bici u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve dhe tentim të kontrabandimit të emigrantëve. Ai u dënua me katër vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu edhe një gjobë prej dhjetë mijë euro.

- I pandehuri Berat Biqi u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve dhe kontrabandim të emigrantëve në bashkëkryerje. Ai u dënua me tri vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej katër mijë euro.

- I pandehuri Agim Berisha u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve dhe kontrabandim të emigrantëve në bashkëkryerje. Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej katër mijë euro.

- I pandehuri  Azem Bytyqi u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve. Ai u dënua me tri vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej katër mijë euro.

- I pandehuri Mehdi Bllaca u shpall fajtor për falsifikim të dokumenteve. Ai u dënua me një vjet burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej një mijë euro.

- I pandehuri Sefadin Bezeraj u shpall fajtor për kontrabandim të emigrantëve. Ai u dënua me  tetëmbëdhjetë muaj burgim. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej pesëqind euro.

- I pandehuri  Arben Preqi u shpall fajtor për dhënie të ndihmës në kontrabandimin e emigrantëve. Ai u dënua me dhjetë muaj burgim të cilin dënim nuk do ta vuajë nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një periudhe të verifikimit prej dy vjetësh. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej pesëqind euro.

- I pandehuri  Zenun Zejnullahu u shpall fajtor për dhënien e ndihmës në kontrabandimin e emigrantëve. Ai u dënua me gjashtë muaj burgim të cilin dënim nuk do ta vuajë nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një periudhe të verifikimit prej një viti. Atij ju shqiptua po ashtu një gjobë prej treqind euro.

Të pandehurit u shpallën fajtorë për kontrabandimin e banorëve të Kosovës nga Kosova në vende të ndryshme evropiane përmes Serbisë dhe territoreve të tjera.

Të gjithë të pandehurit u liruan nga akuza për krim të organizuar sepse nuk është vërtetuar që, në cilëndo fazë, tre ose më shumë të pandehur kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitete kriminale ose në aktivitete të tjera të grupit të organizuar kriminal, duke e ditur që pjesëmarrja e tyre do të kontribuojë në kryerjen e krimeve të rënda nga grupi i organizuar kriminal.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Kosovës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Të gjithë të pandehurit kanë të drejtë ankese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)