02 Maj 2024

Dënohen me burg për një rast të trafikimit të drogës

Mitrovicë, 31 janar - Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka shpallur fajtor dy persona për veprat penale të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Dy persona janë shpallur të pafajshëm, ndërsa akuzat ndaj personit të pestë janë hedhur poshtë.

• Reshit Berisha është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg dhe me gjobë.

• Fidan Tortoshi është dënuar me një vit burg dhe me gjobë.

• Ardian Corri dhe Florent Ademaj janë shpallur të pafajshëm.

• Akuzat ndaj Lulzim Kasapit janë hedhur poshtë.

Të pandehurit ishin arrestuar gjatë dy operacioneve të policisë në mars dhe prill të vitit 2012, ndërsa ishin akuzuar për importimin dhe transportimin e rreth 5.5 kg marihuanë nga Shqipëria në Kosovë (Mitrovicë).

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)