15 Maj 2024

Dënohen kryerësit e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 26 qershor - Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me datë 26 Qershor 2014, shënon Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të viktimave të torturës me moton: “Ata që ju torturuan për të folur, tani ju duan të heshtur”.

Çdo vit, me 26 Qershor në shumë vende të botës nderohen viktimat e torturës përmes aktiviteteve të shumta, ku ngrihet zëri apo avokohet për reparacion, përkatësisht rehabilitim, kompensim material  dhe qasje në drejtësi të kësaj kategorie.

Pikërisht sot - në këtë ditë, Gjykata e Apelit në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim me të cilin janë shpallë fajtorë dhe janë dënuar dy persona për veprën penale të dhunimit të kryer gjatë luftës në Kosovë, me 22 vite burgim (10 përkatësisht 12 vite burgim). Ky është sinjal pozitiv dhe inkurajues për organet e drejtësisë që të vazhdojnë ndjekjen dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

QKRMT, në emër viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përmes kësaj komunikate mirëpret dënimin nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, të kryerësve të aktit kriminal të dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Edhe pse ky është rast i vetëm i ndëshkimit të kryerësve të këtij akti të shëmtuar, QKRMT si organizatë që ka punuar që nga viti 1999 në rehabilitimin dhe dokumentimin e torturës dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovën si dhe avancimin e statusit të viktimave të dhunimit, dëshiron të inkurajojë të gjitha viktimat e dhunimit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, qoftë vendore apo ndërkombëtare (EULEX) për hetimin e veprës penale të dhunimit dhe ndëshkimin e kryerësve të këtyre veprave

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, duke marrë shkas nga ky rast, fton të gjithë akterët e drejtësisë vendore e ndërkombëtare që të mobilizohen dhe bashkëpunojnë në hetimin ndjekjen dhe ndëshkimin e kryerësve të veprës penale të dhunimit dhe MOSNDËSHKIMI i kësaj vepre prej 15 vitesh pas përfundimit të luftës të merr një kahje tjetër – atë të NDËSHKIMIT dhe vënjes para drejtësisë të kryerësve të kësaj vepre.


Të mbijetuarit e torturës dhe dhunës seksuale kanë të drejtë për DREJTËSI!

Ne kemi të drejtën e një botë pa torturë dhe pa dhunë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)