16 Maj 2025

Dënimi më kusht i shndërrohet në dënim me burgim efektiv

Prishtinë, 5 gusht - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda  i Gjykatës së Apelit , e ka miratuar ankesën e prokurorisë, kundër  një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2016, sipas të cilit e akuzuara E.R-S. ishte shpallur fajtore dhe ishte dënuar me 1 vjet burgim me kusht.

Gjykata e Apelit vendosi që  aktgjykimi në fjalë të ndryshohet vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, dhe e gjykoj të akuzuarën me  1 vjet e 6 muaj burgim efektiv.

E.R-S. ishte gjetur fajtore për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës, apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1, i Kodit  Penal ti Kodit  Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji ka konstatuar se gjykata e shkallës se parë me rastin e shqiptimit të dënimit, nuk i ka vlerësuar mirë të gjitha rrethanat, kur kihet parasysh pesha e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e saj dhe mënyra se si është kryer, pasi që e pandehura, duke qenë kryeinfermiere në një repart të QKUK-së,  ka marr albumina pa përshkrimin e terapisë nga mjekët, ka ndërhyrë në historinë e pacienteve, duke shënuar se te njëjtit i kanë marrë albuminat, duke shënuar inicialet e infermiereve te cilat fare nuk kanë qenë në ndërrim dhe kështu drejtpërdrejtë ka rrezikuar shëndetin e pacienteve si dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës- Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 28 mijë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)