Dempsey ia uron gjeneral Kastratit Ditën e Pavarësisë
Prishtinë, 11 shkurt - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati pranoi sot një letër urimi nga Kryesuesi i Shefave të Shtabeve të Bashkuara, të Ushtrisë Amerikane, gjeneral Martin Dempsey.
Gjeneral Dempsey në leter urimin drejtuar gjeneral Kastratit shprehet: Në emër të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në emër të Komandës së bashkuar të Shefave të Shtabeve, Unë ju përgëzoi Ju dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Më tej gjenerali amerikan, Martin Dempsey është shprehur në letër se: ka shumë besim se miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy ushtrive tona do të rritet edhe më shumë. Në fund gjenerali Dempsy ka shprehur edhe interesimin e tij që sa më shpejt ti shoh të publikuara rezultatet e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë si dhe implementimin e tyre.
Ky ishte teksti i urimit që gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka pranuar me rastin e Ditës së Pavarësisë, nga gjenerali amerikan Martin Dempsey.