14 Janar 2025

Demolli vlerësoi lartë kontributin e Kontingjentit Turk në Kosovë

Prishtinë, 21 janar - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti sot, komandantin e Kontingjentit Ushtarak të Turqisë, i cili vepron në kuadër të KFOR-it në Kosovë, kolonelin Omer Faruk Demircioglu.

Ministri Demolli vlerësoi lartë kontributin e Kontingjentit Turk në Kosovë,  bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë si dhe të dy ministrive përkatëse.

Ministri Demolli dhe koloneli Demircioglu u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit të më tejmë në fushat konkrete si: shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së, trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Në takim të pranishëm ishin, shefi i kabinetit të Ministrit, Xhevdet Halili dhe këshilltari ushtarak në MFSK-së koloneli Gultekin Yarali.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)