18 Janar 2025

Demolli priti senatoren Joni Ernst nga Ajova e SHBA-ve

Prishtinë, 2 korrik - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës zoti  Haki Demolli, i shoqëruar nga zëvëndësministrat e FSK-së, Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama,  priti sot në MFSK, senatoren e shtetit të Ajovës Joni Ernst, e cila shoqërohej nga anbasadori i SHBA-ve në Kosovë zoti Greg Delawie,  komandanti Gardës Kombëtare të Ajovës gjeberalmajor Timothy Orr si dhe ushtarak dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga SHBA-të.

Në takim ministri Demolli,  mysafirët e lartë nga SHBA-të i njofoti mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, duke e vlerësuar atë si të knaqshme duke pasur parasysh zonën gjeografike ku gjindet Kosova. Me këtë rast Ministri Demolli falenderoi SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme që po japin për FSK-në si me; donacione, këshllime  profesionale, shkollime, trajnime dhe ushtrime të përbashkëta. Me këtë rast ai vlerësoi lartë bashkëpunimin shumë intensiv dhe të frytshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ministri Demolli me thesk të posaçëm e njoftoi senatoren dhe të pranishmit me procesin e përgaditjes së transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si me procedurat, planifikimet dhe veprimet e kryera deri më tash si dhe me sfidat që po përballet ky proces.

Nga ana e saj senatorja Joni Ernst, shprehu knaqësinë për arritjet e deri tashme të FSK-së dhe shkallën e lartë të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe ushtrisë së SHBA-ve dhe posaqërisht me Gardën Kombëtare të Ajovës, duke shprehur bindjen dhe urimin që ky bashkëpunmim të thelleohet edhe më tej në të ardhmen.

Pas takimit me ministrin Demolli, senatorja Joni Ernst pati një takim me femrat  në uniformë të FSK-së, ku ajo foli për të kaluarën e vet ushtarake  dhe sfidat që has gjnia femrore në ushtri. Nga të pranishmet senatorës Ernst ju bënë pyetje me interes të veqantë për rrolin e femrës në sherbimin ushtarak.

Në Takim me senatoren Joni Ernst, morën pjese edhe gjneralbrigade Xhavit Gashi atashe ushtarak i FSK-së në SHBA, Latif Leka  shef i Kabinetit të Ministrit dhe kolonel Ilir Qeriqi shef i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në MFSK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)