Demolli priti ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu
Prishtinë, 29 janar - Ministri i FSK-së Haki Demolli, priti sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu.
Në fillim ministri Demolli falënderoi ambasadorin për urimin e shprehur për emërimin në detyrën e ministrit, duke vazhduar edhe me falënderimin për kontributin që shteti i Norvegjisë ka dhënë dhe po jep në Kosovë, qoftë përmes prezencës ushtarake në KFOR, bashkëpunimit në mes të dy ministrive dhe me mbështetjen e shumë projekteve që janë donacion i shtetit norvegjez. Projekt konkret i Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë që pritet të realizohet është për ngritjen e integritetit dhe mbështetjen e kapaciteteve të personelit në Ministrinë e FSK-së.
Po ashtu ministri Demolli njoftoi ambasadorin Braathu edhe me zhvillimet e procedurave për transformimin e FSK-së në FAK, për bashkëpunimin e ngushtë që po zhvillon MFSK me NATO-n dhe shtetet e rajonit.
Nga ana e tij ambasadori Braathu premtoi angazhimin konkret në thellimin e bashkëpunimit të më tejmë në mes të dy ministrive, duke ndërmarrë veprimet edhe për përgatitjen e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive.