Demolli në zbulimin e Pllakës për ushtarët sllovakë të KFOR-it
Prishtinë, 19 janar Sot, në Parkun e Qytetit në Prishtinë, u mbajt ceremonia e zbulimit të Pllakës Përkujtimore për 43 ushtarët sllovakë të cilët shërbyen në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.
Në këtë ceremoni morën pjesë; presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë Miroslav Lajcak, ministri i MFSK-së Haki Demolli, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, gjeneralët e FSK-së: Bashkim Jashari, Zymer Halimi, Gëzim Hazrolli, kolonel Naim Haziri, ambasador, atashe ushtarak, përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës si dhe oficerë të shumtë të KFOR-it të cilët janë duke shërbyer aktualisht në Kosovë. Plakën Përkujtimore e zbuluan presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri i Sllovakisë, z. Miroslav Lajçak.
Pllaka Përkujtimore është ngritë në nderim të ushtarëve sllovakë, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.
Pas kryerjes së misionit në tu kthyer për në Sllovaki, në një aksident ajror humbën jetën në Hungari. Në pllakë janë shënuar emrat e 43 ushtarëve të cilët shërbyen në Kosovë. Me këtë rast, me nga një fjalë u paraqiten Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri i Sllovakisë, z. Miroslav Lajçak.