16 Janar 2025

Demolli në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të shteteve të Regjionit

Dubrovnik, 21 tetor - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Ante Kotromanoviq po merr pjesë në punimet e takimit gjithëpërfshirës regjional të ministrave të mbrojtjes (Comprehensive Regional Ministerial –CMR), që po mbahet në Dubrovnik.

Konferenca gjithëpërfshirëse e ministrave të mbrojtjes të regjionit është takim i nivelit të lartë për hamonizimin e disa perspektivave të mbrojtjes regjionale si dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Evropën juglindore.

Në Dubrovnik  janë paraparë edhe diskutime mbi çështje të rëndësishme lidhur me sfidat aktuale në ambientin e sigurisë në regjin dhe më gjerë, me qëllim që të ngritët mirëkuptimi dhe besimi i ndërsjellë si dhe identifikimi i përgjigjeve të përbashkëta të gjitha këto me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në regjion.

Ministrin e FSK-së, Haki Demolli në Dubrovnik po e shoqëron edhe drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane në Ministri, Faruk Geci si dhe këshilltari i parë i ministrit Avdullah Shasivari.

Punimet e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të rajonit kanë filluar sot me datë 21 dhe do zgjasin edhe deri më 22 tetor 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)