16 Janar 2025

Demolli në Samitin Evropian të Mbrojtjes në Bruksel

Prishtinë, 15 shtator - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli u nis sot për në Bruksel të Mbretërisë së Belgjikës për të marrë pjesë në punimet e Samitit të II-të Evropian të Mbrojtjes.

Samiti do të zhvilloj punimet më 16 dhe 17 shtator të vitit në vazhdim, organizuar nga Konferenca për Siguri e Mynihut.

Ministri Haki Demolli është i ftuar që të jetë pjesë e Konferencës në mesin e 200  vendim-marrësve nga politika, forcat e armatosura dhe komuniteti i biznesit, të cilët do të mblidhen në kryeqytetin e Evropës për të diskutuar të ardhmen e mbrojtjes evropiane kundër shfaqjes së krizave në Evropë dhe përreth saj.

Ambasadori Wolfgang Ischinger do të kryesoj punimet e Konferencës në të cilën do të  trajtohet edhe çështja se  ku qëndrojnë politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë, në dritën e konfliktit në Ukrainë, luftën në Siri dhe gjithashtu krizën e refugjatëve dhe sfida të tjera.  Në Bruksel do të analizohet edhe  gjendja aktuale  në lidhje me zbatimin e vendimeve të rëndësishme ekzistuese NATO-s dhe BE-së,  si dhe cilat iniciativa janë të domosdoshme për të arritur synimin e integrimit ekonomik dhe ushtarak në sektorin e mbrojtjes dhe se a duhet Evropa ti ridefinoi prioritetet e saj strategjike.

Ministri i ministrisë për FSK, Haki Demolli në punimet e Konferencës është i shoqëruar nga këshilltari i tij ushtarak, kolonel Fadil Hadergjonaj dhe Atasheu ushtarak i FSK-së, i akredituar për vendet e Beneluksit, nënkolonel Ahmet Ajeti.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)