15 Janar 2025

Demolli në Panairin Ndërkombëtar Ushtarak në Kroaci

Split, 22 Prill – Me ftesë të ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë AnteKotromanovic, në hapjen solemne të Panairit Ushtarake Ndërkombëtare, që po mbahet në Split, po merr pjesë edhe ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli me një delegacion të FSK-së.
 
Hapja solemne e Panairit të industrisë ushtarake,ushtrimit detar dhe konferenca u bë sot,në Split, në arena Spaladium,ku po marrin pjesë; Ministri i Mbrojtjes së KroacisëAnteKotromanovic,shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura tëKroacisë gjeneraliDragoLovriç, ministri i MFSK-së, z. HakiDemolli, ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, ministri i Sllovakisësi dhe shumëdelegacione ushtarake të ushtrive të rajonit dhe botës.

Gjatë mbajtjes së panairit të armëve në Split, u mbajt edhe njëdemonstrim ushtarak i Forcave të Armatosura të Kroacisë, me pjesëmarrjen eforcavedetare, ajrore,etj.

Ekspozita e industrisë ushtarake po mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kroacisë, dhe në të cilën po marrin pjesëmë shumë se 119 kompani vendore, rajoni dhe bota, organizuar nga “TNT ProductionInc” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri i MFSK-së, z. Demollido të ketë takime me Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë,  z, AnteKotromanovic si dhe me personalitet civile dhe ushtarake të shteteve pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Armeve në Split. Panairi do të jetë i hapur tri ditë, ku vizitorët do të jenë në gjendje për ti parë të arriturat e fundit në zhvillimin e pajisjeve ushtarake dhe armëve më moderne.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)