16 Janar 2025

Demolli i njoftoi diplomatët shqiptarë lidhur me misionin e FSK-së

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli priti në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike shqiptare, Edmond Trako, këshilltarin e Ministrisë për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Martin Gjoka dhe zonjën Romina Hyseni, diplomate në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, si dhe një delegacion të diplomatëve të rinj nga MPJ e Shqipërisë.

Gjatë  këtij  takim, ku ishin  të pranishëm edhe zëvendësministri i MFSK-së, Muhamet Latifi, shefi i kabinetit Latif Leka dhe këshilltari ushtarak i ministrit, kolonel Fadil Hadergjonaj, ministri  Demolli i njoftoi diplomatët shqiptarë lidhur me  misionin, detyrat, aktivitetet, zhvillimet dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar të MFSK dhe FSK me partnerët strategjikë të vendeve të rajonit dhe më gjerë.

 Duke u ndalur në zhvillimet e fundit,  ministri Demolli foli në veçanti për procesin e  transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, për synimet e Kosovës për anëtarësim  në NATO dhe Bashkim Evropian, e gjithashtu edhe për anëtarësimin e Kosovës në iniciativat rajonale, evropiane dhe  globale.

Nga ana e tyre, diplomatët shqiptarë, duke  paraqitur  edhe një varg pyetjesh me interes nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes, falënderuan ministrin e FSK-së Haki Demollin për pritjen dhe për informacionet e shumta që ai solli për ta  rreth zhvillimeve në FSK dhe zhvillimeve të përgjithshme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)