15 Janar 2025

Demolli i informoi diplomatët për transformimin e FSK-së

Prishtinë, 26 qershor - Në ditën e dytë të Konferencës së Tretë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli e informoi stafin diplomatik të Kosovës, me procesin e transformimit të FSK-së dhe integrimin në NATO.

Demolli pos tjerash, në konferencë, tha: “Komform rekomandimeve Ministria e FSK-së, ka hartuar draft ligjin për hartimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së, në Forca të Armatosura të Kosovës, të cilin draft ligj, ne si Ministri e kemi dorëzuar në muajin Mars në Qeverinë e Kosovës, dhe jemi në pritje të procedimit të tij, në Kuvendin e Kosovës, ku pritet aprovimi i amendamenteve kushtetuese në të cilat do të bëhen ndryshimet kushtetuese të cilat kanë të bëjnë me këtë proces të transformimit”.

Ai, gjithashtu i njoftoi diplomatët për misionin, që do ta kenë Forcat e Armatosura të Kosovës, “ Misioni i FAK-ut, do të jetë mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, afrimi i përkrahjes për autoritetet civile në situatat emergjente dhe të jashtëzakonshme, si dhe pjesëmarrja në misione të ndryshme ndërkombëtare qofshin ato paqeruajtëse apo humanitare”.   
 
Ministri Demolli, për praktikat e integrimeve Evro-Atlantike dhe sfidat e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO-s, tha: “Republika e Kosovës aspiron anëtarësimin e saj në NATO, jemi deklaruar pro marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë,  për të qenë një faktor konstruktiv në ndërtimin e paqes rajonale, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitet ekonomik.\"

\"Republika e Kosovës është në pritje të institucionalizimit të marrëdhënieve me NATO-n, më konkretisht deri më tani KFOR-in dhe dy ekipet këshilluese të NATO-s, që bashkëveprojnë me Ministrinë e FSK-së; NAT, (Ekipi Këshillues i NATO-s) NLAT (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s) janë mekanizmat kryesor të cilët kanë ndërmjetësuar në bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet NATO-s dhe MFSK. Sa i përket bashkëpunimit bilateral, ministri Demolli, tha se, MFSK-ja në rrafshin  bilateral ka bashkëpunim me 11 shtete si dhe potencoi se “jemi në proces të nënshkrimit edhe të marrëveshjeve tjera, me shtete të rajonit dhe më gjerë”.

Ndërsa, për programin e partneritet shtetëror me Ajovën, Ai tha: “është forcuar bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-të dhe është e pakontestueshme se pikërisht SHBA-të janë kontribuuesit kryesor në ndihmën dhe përkrahjen e FSK-së, në fushën e edukimit dhe të trajnimit të oficerëve dhe nënoficerëve, po ashtu edhe në fusha të tjera”.

Ndërsa, pos Shqipërisë që kemi nënshkruar marrëveshjen “Sofa”, pritet, që edhe me Republikën e Maqedoninë ta nënshkruajmë këtë marrëveshje. MFSK po merr pjesë në shumë konferenca regjionale të sigurisë, siç janë “Karta e Adriatikut”etj.

Ministri Demolli foli edhe për Bashkëpunimin bilateral, ku theksoi se, “Ministria e FSK-së ka bërë hapat e parë në krijimin e rrjetit të diplomacisë në fushën e mbrojtjes dhe në nivelin bilateral kemi 6 atashe, ndërsa në të ardhmen planifikohen të dërgojmë atashe edhe në disa vende të tjera, që janë me interes të përgjithshëm”.

“Ne me KFOR-in bashkëpunojmë edhe në fushën e sigurisë, dhe në fushën e trajnimeve, ku qëllimi dhe synimi ynë përfundimtar është anëtarësimi në mekanizmat e NATO-s”, shtoi në fund, ministri i MFSK-së, zoti Haki Demolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)