16 Janar 2025

Demolli i informoi deputetët Evropian për transformimin e FSK-së

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli, në Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zhvilloi takim me deputet e Parlamentit Evropian, Tonino Picula nga Kroacia, Angle Dizhambazki nga Bullgaria, Lars Adaktusson dhe Jasenko Selimoviq nga Suedia, Julie Ward nga Mbretëria e Bashkuar, Igor Soltes nga Sllovenia të shoqëruar edhe nga Shefja e Zyrë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolava.

Në takimin e përbashkët të Ministrit Demolli dhe deputetëve të Parlamentit Evropian u bisedua për aspektet e sigurisë në vend, dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucionet tonë.

Ministri Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK duke theksuar se ,,Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik’’.

Gjithashtu, ministri Haki Demolli i njoftoj euro deputetët edhe mbi të arriturat dhe sukseset në integrimin e komuniteteve në FSK e gjithashtu edhe për vëmendjen që i kushtohet barazisë gjinore në MFSK dhe FSK.

Më tej, Ministri Demolli lidhur më këtë tha se është në fazën finale  përgatitja e strategjisë për përfaqësimin e komuniteteve dhe sistemimin e ngritjen ne karrierë të pjesëtarëve të komuniteteve që tashmë janë pjesë e FSK.

Në takim, përveç ministrit Haki Demolli morën pjesë edhe zëvendësministri i MFSK-së Muhamet Latifi, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, z. Bernard Nikaj dhe shefi i kabinetit të Ministrit, Latif Leka.

 Në fund, deputet falënderuan ministrin e FSK-së Haki Demollin për takimin produktiv dhe shprehen falënderimin e tyre ndaj ministrit dhe institucionit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)