18 Janar 2025

Demolli dhe Rrahman Rama u pritën në Pentagon

Uashington, 23 prill - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë(MFS), Haki Demolli dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës((FSK) gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në vizitë zyrtare në Pentagon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ministri Demolli dhe gjeneral Rama zhvilluan takim në Zyrën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes ku u pritën nga kolonel James Lampton,  Shef i shtabit për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi.

Në takimimin e ministrit Demolli dhe Gjeneral Ramës me kolonelin Lampton e ku ishin të pranishëm edhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Aivës, gjeneral Timothy Orr dhe Atasheu amerikan i Mbrojtjes i akrediar në Kosovë, kolonel Chad Butts, u diskutuan sfidat e sigurisë, e me theks të vecantë në Ballkanin Përendimor si dhe sfidat e Rublikës së Kosovës në aspektin e sigurisë gjithashtu.

Më këtë rast, Ministri i ministrisë për FSK e njoftoj kolonelin Lampton mbi hapat që ka ndërmarrë shteti i Kosovës duke aprovuar ligjin i cili ndalon pjesmarrjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në luftërat e huaja, duke theksuar edhe rezultatet e arritura të gjithë fakrorëve dhe instutucioneve të shtetit në parandalimin e këtij fenomeni i cili ka qenë i shprehur jo vetëm në Kosovë por në përgjiths në rajonin e Ballkanit dhe si rezultat i këtij angazhimi numri i shtetasve të Kosovës i angazhuar në luftëra të huaja është zvogëluar dukshëm.

Në takim me palën amerikane, Ministri Demolli dhe Komandanti i FSK -së gjeneral Rama  i njoftuan zyrtarët amërikan edhe mbi procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura  si dhe mbi përgatitjet që janë bërë për një transformim sa më të suksesshëm dhe mbi hapat e ndërmarrur politike për arritjen dhe përfundimin e procesit të tranformimit të Forcës së Kosovës.

Nga ana e tij, gjeneral Rama foli për zhvillimin dhe profesionalizmin e FSK-së, aktivitet e Forcës brenda vendit si dhe për bashkëpunimin e saj me ushtritë e shteteve të rajonit e më gjerë.

Në takimin me ministrin Demolli dhe gjeneralin Rama, Shefi i shtabit për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi i Zyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, koloneli James Limpton shprehu gatishmeri dhe mbështetje për procesin si dhe premtoj mbështetje të vazhdueshme për Kosovën në fushën e sigurisë.

Gjatë takimit kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në MFSK bëri një prezantim me tëmë \'\'FSK dhe Partnerët\'\', ndërsa major Berat Shala bëri prezantim për ushtrimin fushor të FSK-së \'\'Eagle 5\'\'.

Ministri Haki Demolli dhe gjeneral Rama gjatë kësaj vizite zyrtare në ShBA patën një varg takimesh të rëndësishme dhe u pritën nga shumë personalitete, dhe gjithashtu deri në përfundim të qendrimit atje do të kenë agjend të rendësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)