17 Janar 2025

Demolli dhe Kapitanoviq biseduan për bashkëpunimin mes Kosovës e Kroacisë

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli priti në takim zyrtar ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, zonjën Marija Kapitanoviq.

Me këtë rast, ministri Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Kosovës dhe Kroacisë në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.

Në takim, ministri Haki Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq shqyrtuan mundësinë që dy prej kompanive prodhuese të pajisjeve ushtarake personale dhe kolektive nga Republika e Kroacisë të prezantojnë produktet e tyre në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që  në të ardhmën keto kompani të mund të jenë ofertë për furnizim dhe blerje eventuale.

Gjithashtu, ministri Demolli e falënderoi ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq, për ftesën që Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë i bëri atij për pjesëmarrje në konferencën e ministrave të Mbrojtjes ,, SHBA- Karta e Adriatikut’’.

Ministri Demolli dhe ambasadorja Kapitanoviq shprehen gatishmërinë që bashkëpunimi i Kosovës dhe Kroacisë në fushën e sigurisë të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)