16 Janar 2025

Demolli dhe Herrmann nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli priti në takim Atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, rezident në Bosnje dhe Hercegovinë i akredituar për Republikën e Kosovës, nënkolonel Martin Herrmann.

Ministri Demolli dhe nënkolonel Herrmann me këtë rast nënshkruan amendamentet e memorandumit të bashkëpunimit të vitit 2014, në të cilën rregullohet dhe përcaktohet puna e këshilltarëve gjerman të cilët angazhohen me detyrën e këshilltarit për logjistikë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në takim, ministri Demolli e falënderoi Atasheun ushtarak të Gjermanisë, nënkolonel Herrmann për gjithë angazhimin e shtetit të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes  në mbështetje dhe përkrahje për zhvillimin dhe avancimin profesional të  Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu, ministri Haki Demolli e vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe dy forcave, e me theks të veçantë përkrahjen që po jep Gjermania dhe Bundesveri gjerman në shkollimin dhe trajnimin e kuadrove, oficer dhe nënoficerë të FSK-së në Gjermani, pastaj trajnime brenda vendit duke e potencuar edhe punën e oficerit-këshilltarë për Logjistikë në MFSK, i cili është i angazhuar që nga viti 2014.

Nga ana e tij, koloneli Herrman, Atashe ushtarak i Gjermanisë, rezident në Sarajevë si dhe i akredituar për Republikën e Kosovës, rikonformoj edhe një herë se Ministria e Mbrojtjes dhe  Forcat e Armatosura të Gjermanisë janë të gatshme që të thellojnë dhe rrisin fushat e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takimin e ministrit me atasheun gjerman, të pranishëm ishin edhe kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim ndërkombëtarë si dhe oficeri gjerman, nenkolonel Michael Gierse, këshilltar në Departamentin e Logjistikës në MFSK

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)