Demolli dekoron majorin Melton me medaljen "Shërbimi i shquar"
Prishtinë, 4 korrik - Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli priti në vizitë lamtumirëse atasheun ushtarak të SHBA-ve në Kosovë majorin Thomas Melton
Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli priti dje, në vizitë lamtumirëse atasheun ushtarak të SHBA-ve në Kosovë majorin Thomas Melton.
Gjatë shërbimit të tij dy vjeçar në Kosovë, në kuadër të funksionit të atasheut ushtarak që ka pasur, majori Melton ka zhvilluar një aktivitet bashkëpunimi shumë të ngjeshur dhe të pa lodhshëm me MFSK dhe FSK-në.
Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli e ka dekoruar majorin Melton me medaljen \"Shërbimi i shquar, me motivacionin se ai ka dhanë një kontribut të çmuar në ngritjen, zhvillimin dhe procesin e transformimit të FSK-së. Po ashtu me këtë rast edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama majorit Melton i ka shpreh falënderimin e tij me ʺMirënjohje Falënderimiʺ për kontributin e dhanë në zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së.
Me këtë rast majori Melton shprehu kënaqësinë e tij, që ka pasur rastin të punojë në Kosovës konkretisht me MFSK-në dhe FSK-në, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i dy anshëm dhe shumë i lehtë sepse kamë pasur të bëjë me njërës shumë bashkëpunues dhe profersional.
Në takim përveç ministrit Demolli dhe Komandantit Rama, ishin të pranishëm edhe Shefi i Kabinetit të Ministrit Xhevdet Halili, Drejtori i Departamenti për Siguri dhe Bashkëpunim kolonel Ilir Qeriqi dhe Shefi i Njësisë së Protokollit Gafurr Dugolli.