Demarkacioni me Malin e Zi në gjykatë të arbitrazhit ndërkombëtar
Prishtinë, 31 tetor - Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet të shkojë në një gjykatë të arbitrazhit ndërkombëtar, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Kjo është kërkesa e banorëve të Rugovës, të cilëve iu rrezikohen pronat nga marrëveshja e nënshkruar për demarkacionin. Vetëm në këtë mënyrë ata tash besojnë se do të merren parasysh të gjitha parimet që duhet të gërshetohen për demarkimin e një vije kufitare të drejtë.
Një komision i tillë do të qetësonte edhe opozitën, e cila vazhdon të kundërshtojë Marrëveshjen midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, të nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015).
Mirëpo, dërgimin e lëndës në arbitrazh, apo edhe kontraktimin e mundshëm të një kompanie që merret me demarkim kufijsh, duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës, jo institucionet apo partitë tjera politike.
Gazeta Zëri merr vesh se kohën e fundit janë shtuar përpjekjet për formimin e një komisioni të ri me ekspertë të vendeve perëndimore, për ti dhënë fund dilemave për kufirin... /Zeri/