Demarkacioni, 100 mijë hektarë pa dokumente
Këtë e kanë konfirmuar për Zërin ekspertë të kësaj çështjeje, sipas të cilëve, Komisioni kosovar për Demarkacionin ka vendosur që tia besojë komisionit malazez definimin e vijës kufitare, ndërsa nuk ka kërkuar dokumente nga ta që e vërtetojnë se këta 10 mijë hektarë i takojnë Malit të Zi.
Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga raporti e Komisionit për dokumentacionin e trajtuar për përcaktimin e kufirit Kosovë - Mali i Zi, ku thuhet se në takimin e datës 07.11.2012 komisionet e këtyre dy shteteve janë dakorduar që Mali i Zi të definojë vijën kufitare.
/Zëri/