Demaçi: Pa ushtri nuk mund të kemi shtet
Unë nuk besoj që këta ushtarë qe na ka dergu evropa janë të gatshëm të na mbrojnë. Politika është duke u përzier shumë në çështjen e kuadrove qe instalohen në vende të ndryshme. Kjo është në dëm të Kosovës, ka thënë Demaçi në programin e mëngjesit në RTK, duke shtuar se pavarësisht arritjeve profesionale është shumë vështirë të punësohen të rinjtë nëse nuk kanë afërsi me ndonjë parti politike.
Sipas tij, nëse ekonomia nuk funksionon atëherë është vështirë ti zgjidhim problemet.
Nuk mund të jemi Kosovë e lirë dhe e pavarun derisa një e katërta e territorit na kontrollon dikush tjetër. Ne jemi një shtet i cunguar dhe i penguar me projektin e AhtIsarit. Më shpalljen e pavarësisë jemi distancuar nga Rezoluta 1244 dhe ne duhet të ngulim këmbë që ta forcojmë këtë pavarësi, ka shtuar Demaçi.