Delegacioni i FRONTEX-it vizitoi Ministrinë e Punëve të Brendshme
Prishtinë, 20 janar - Një delegacion i nivelit të lartë i Agjencisë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian( FRONTEX), i kryesuar nga zëvendësdrejtori, Berndt Koerner, është takuar sot me ministrin e Punëve te Brendshme, Skender Hyseni dhe me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve te Brendshme.
Qëllimi i takimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit të mëtejmë në mes të FRONTEX- it, si agjenci e BE-së, per çështjet e kufirit të jashtëm të BE-së dhe Policisë së Republikës së Kosovës.
Një ndër temat më të rëndësishme të këtij takimi ishe se sot edhe zyrtarisht janë hapur bisedimet per arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të FRONTEX-it dhe Republikës se Kosovës, njëjtë sikurse me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja në fjalë pritet të finalizohet dhe të nënshkruhet në muajt në vijim.