15 Janar 2025

Delawie ofron përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e institucioneve të sigurisë

Prishtinë, 13 shtator - Ministri Sefaj priti në takim njoftues ambasadorin Delawie Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Ministri Sefaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri i Punëve të Brendshme i kërkoi ambasadorit amerikan që në të ardhëm raportet në mes të MPB-së dhe qeverisë amerikane të intensifikohen.

Ndërsa ambasadori Delawie e uroi ministrin Sefaj për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)