Delawie i ofojë mbështetje të pa rezervë Agjencisë Kundër Korrupsionit
Prishtinë, 22 nëntor - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli priti sot në takimin e parë njoftues, Ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie, me të cilin bisedojë rreth angazhimeve të Agjencisë në zhvillimin e politikave kundër korrupsionit në Kosovë.
Gjatë këtij takimi të përzemërt, Havolli e njoftojë diplomatin amerikan me prioritetet e Agjencisë dhe sfidat me të cilat po përballet në zhvillimin e politikave anti - korrupsion, ndërsa falënderojë atë për përkrahjen e vazhdueshme që qeveria amerikane ka dhënë në fuqizimin e klimës anti-korrupsion në Kosovë, dhe ndihmën që mekanizmat amerikanë u kanë dhënë institucioneve kosovare që janë të mandatuara për zbatimin e ligjit.
Havolli, përmendi angazhimet e skajshme që është duke i bërë Agjencia në forcimin e politikave kundër korrupsionit, për të siguruar zbatueshmërin maksimale të kuadrit ligjor.
Nga ana e tij ambasadori Delawie sigurojë Agjencionit mbështetje të pa rezervë në punën e tij dhe angazhimeve në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë, që në fakt janë dy shtyllat kryesore të misionit të Agjencisë.
Ai po ashtu shprehu gatishmërinë, për thellimin e bashkëpunimit dhe garantojë përkrahje për Agjencinë në fuqizimin e politikave anti-korrupsion drejtë realizimit me sukses të mandatit të saj.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për fuqizimin e përpjekjeve për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë që esencialisht sigurojnë zhvillimin e një shoqërie me vlera demokratike.