16 Janar 2025

Delawie: 43 % e gjykatave vuajnë nga korrupsioni enorm

Prishtinë, 12 dhjetor - Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Greg Delawie, përsëriti kërkesën e tij për drejtësinë kosovare që të nis zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në Konferencën e Prokurorëve, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, edhe njëherë përsëriti kërkesën e tij për drejtësinë kosovare që të nis zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Duke përmendur të dhënat e raportin të fundit të UNDP-së që mat percepsionin e opinionit, sipas të cilit del se 43 për qind të gjykatave vuajnë nga korrupsioni enorm, ai tha gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë në qendër të kritikave.

“Gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë në qendër të kritikave. Tash për tash percepcioni publik është negativ. Studimi i njëjtë i UNDP-së ka ardhur në përfundim se korrupsioni është një ndër sfidat më të mëdha. 43 për qind e gjykatave vuajnë nga korrupsioni në shkallë të madhe”, tha Delawie.

Ai përmendi edhe vizitën e sekretarit të shtetit, John Kerry, i cili porositi liderët kosovarë se pa sundimin e ligjit dhe luftimit të korrupsionit, ndërkaq tha se korrupsioni është sfidë e madhe, prandaj duhet këmbëngulësi.

Po ashtu, sipas Delawie zbatimi i ligjet është drejtpërdrejt i lidhur me zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen ekonomike.

“Ju jeni çelësi që papunësia të zvogëlohet dhe ekonomia të rritet... Shtetet e Bashkuara i mbështesin aspiratat e Kosovës për integrim. Ju jeni thelbësor për t’i trajtuar të barabartë qytetarët para ligjit”, tha Delawie.

Në fund, ambasadori amerikan nuk la pa përmendur edhe skenat e gazit në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se deputetët kanë të drejtë në përfaqësimin e qytetarëve, por para drejtësisë ata duhet të jenë të barabartë.

“Ata kanë zgjedhur gazin lotsjellës, por Kuvendi nuk është arenë e armëve. Më lejoni të jem i qartë, deputetët kanë çdo të drejtë të jenë zëri i atyre që i përfaqësojnë, por edhe ata duhet respektuar ligjin si çdo qytetar. Një sistem drejtësie që privilegjon njerëz të caktuar është i destinuar të dështojë”, tha Delawie.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)