Del Ponte: Mëkat që nuk ka dëshmi
Bruksel, 29 korrik - \"E dini nuk jam e befasuar, sepse është shumë më vështirë të bëhen hetime të duhura pas aq shumë vitesh prejse kanë ngjarë ato gjëra, ka thënë ish-Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte.
Ajo edhe njëherë është ankuar që sa ishte vetë në Tribunal nuk ka mundur të bëjë më shumë, sepse askush nuk i kishte ndihmuar.
Ish Kryeprokurorja e Hagës ka shprehur shpresën që ndoshta në të ardhmen do të gjinden dëshmi të mjaftueshme të dëshmohet për tregtinë me organe, duke thënë se nga konferenca për shtyp e Williamson bëhej e qartë që ai vet ishte i bindur që ka patur tregti organesh. (TNJ)