Del Ponte: EULEX nuk është i aftë të hetojë trafikimin e organeve
Bern, 6 prill - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ka deklaruar se EULEX-i nuk është i aftë të zhvillojë hetime për trafikim me organe njerëzore në Kosovë.
Në një intervistë për shtypin serb del Ponte ka theksuar se EULEX-i nuk mund të zhvillojë hetime jashtë kufijve të Kosovës, sepse nuk ka kompetenca për këtë. \"Që hetimet të jenë të pavarura\", thekson ajo, duhet të vendosë Këshilli i Sigurimit të OKB.
\"Sa di unë, EULEX-i nuk i është aftë të zhvillojë hetime... para së gjithash nuk ka mbrojtje të dëshmitarëve që do të ishte efikase\", ka deklaruar Del Ponte.