18 Janar 2025

Dekriminalizimi pastron shtetin

Prishtinë, 3 gusht - Zbardhja e njëpasnjëshme e skandaleve të ndryshme që po e përcjellin politikën kosovare dhe disa nga njerëzit kyçë në pozita të larta të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe detyrimi i nxjerrjes së tyre para drejtësisë, edhe për vepra kriminale, qoftë për veprimet e tanishme apo të një të kaluare më të largët, sipas analistëve politikë dhe ekspertëve e bën tepër të nevojshëm, marrjen e modelit shqiptar të bërjes së një ligji të veçantë për dekriminalizimin e politikës kosovare dhe të institucioneve, sikur që e bëri Parlamenti i Shqipërisë para disa muajsh, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mirëpo, bazuar në përvojat e deritanishme të vetë disponimit të shqiptarëve për ndryshime të tilla dhe rezistencës që mund t\'i bëhet një procesi të tillë, njohësit e këtyre zhvillimeve theksojnë se edhe kjo sëmundje mund të tejkalohet vetëm përmes imponimit të detyrueshëm nga faktori ndërkombëtar, sado që një intervenim i tillë nënkupton edhe sakrifikim të përkohshëm të një pjese të sovranitetit të shtetit dhe të kombit.

Këtë sakrificë të madhe në funksion të pastrimit të politikës nga shtresat kriminale e sheh si realitet të pashmangshëm profesori universitar dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu.

\"Pas 104 vjetëve shtet, Shqipëria u detyrua për të satën herë t\'ua dorëzojë një pjesë të sovranitetit të vetë miqve të saj që t\'i zgjedhin problemet me klasën e saj politike. Kjo ndodh për shkak se kombi shqiptar u lind i papjekur, si fëmija që lind në muajin e 7-të dhe tërë jetën ka probleme. Njësoj është edhe me kombet. Edhe kombi kosovar, kur doli në jetë para gati një dekade, doli i papjekur, dhe problemet tona me klasën politike do të jenë të vazhdueshme\", ka theksuar Spahiu.

\" Vetë Gjykata Speciale ishte një dorëzim i sovranitetit miqve të Kosovës. Tani, me këtë do të merremi rreth një dekade. Fatkeqësia jonë është se pas 2-3 dekadash, ne sërish do të kemi një klasë të kriminalizuar, sepse virusi i kriminalitetit të klasës politike do të rishfaqet\", tha prof. Spahiu për \"Kosova Sot\".

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)