16 Janar 2025

Deklarimet e VV-së janë të pavërteta

Prishtinë, 12 janar- Lidhur me shkrimet e publikuara sot nëpër media që i referohen një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje ku  flitet për punësimin apo integrimin e punonjësve në PK; (Sipas komunikatës së VV: “Kriminelët po punësohen në polici”) Policia e Kosovës për hir të informimit të drejtë të qytetarëve tanë dhe mediave në përgjithësi sqaron se:

Deklarimet e tilla janë të pavërteta, të pabaza dhe me tendencë për të zvogëluar besueshmërinë e lartë të Policisë së Kosovës që gëzon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët dhe mediat që të mos bien pre e manipulimeve të tilla deklarative dhe sqaron se aktualisht nuk është në zhvillim e sipër asnjë proces i rekrutimit, seleksionimit, punësimit apo integrimit të ndonjë individi në PK, e që ndërlidhet me komunikatën e publikuar  nga Lëvizja VV.

Procesi i rekrutimit, seleksionimit dhe punësimit të punonjësve të PK-së, çdo herë është realizuar përmes konkurseve të hapura, duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe duke respektuar parime dhe procedura standarde, ku të përfshirë kanë qenë të gjitha komunitetet pa dallim.

Për secilin kandidat për punonjës në kuadër të PK-së gjithashtu kryhen hetime relevante dhe aty ku ka elemente dyshimi për implikime në vepra penale çdo herë nga autoritetet relevante të kontrollit dhe mbikëqyrjes merren masat adekuate.

Të gjitha proceset e tilla të rekrutimit të punonjësve duke përfshirë edhe procesin e integrimit të pjesëtarëve serb të ish-MPB vite më parë, kanë qenë publike, transparente dhe të gjitha detajet janë bërë të ditura përmes mediave dhe aktualisht nuk ka asnjë proces të integrimit që ndërlidhet me Policinë e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)