01 Maj 2024

Degradimi i policëve të ROSU-së, vendim nën presion politik!

Prishtinë, 16 gusht - Gjatë vizitës së shefit të Zyrës për Kosovës në Qeverinë  serbe, Aleksandër Vulin më 7 janar 2013 në Graçanicë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës përkatësisht njësiti ROSU i ndaloi nëntë truproja të armatosura të përfaqësuesit të Serbisë.

Pas këtij arrestimi pjesëtarët e ROSU-së u akuzuan se kanë keqtrajtuar truprojat e armatosura fillimisht nga Qeveria serbe pastaj edhe nga ndërkombëtarët.

Aleksandër Vulin pati shkuar te Policia e Kosovës duke kërkuar që truprojat e tij të lirohet menjëherë ndonëse ata ishin pa leje të autoriteteve kosovare dhe sjellja e tyre ishte provokative. Ndërkombëtarët përkatësisht EULEX patën filluar hetimet për këtë rast dhe 11 policë të ROSU-së u suspenduan.

Suspendimi i tyre u bë pa përfunduar hetimet madje pa filluar ato i cili ka qenë paragjykues dhe përcaktues për vendimin përfundimtar. Tash, KMDLNj merr vesh se 11 policët e suspenduar pas “hetimeve” të EULEX-it dhe Inspektoratit Policor janë kthyer në punë por të degraduar në pozita.

KMDLNj e vlerëson këtë  vendim si rezultat i presionit politik të Serbisë dhe ndërkombëtarëve drejtuar autoriteteve kosovare aq më parë që në rastet e mëparshme kur pjesëtarët e ROSU-së haptazi kanë tejkaluar autorizimet zyrtare kundër protestuesve të organizuar nga “Vetëvendosje” apo kur kanë ndërhyrë jashtëligjshëm brenda hapësirës së Kuvendit të Kosovës nuk ka pasur kërkesa për hetim apo marrje të masave.

Ky degradim i policëve të ROSU-së do të jetë dekurajim për të gjithë ata policë që duan ta kryejnë detyrën e tyre në mënyrë profesionale dhe sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.

Në fund të fundit, nëse policët e suspenduar e pastaj të degraduar kanë qenë të dhunshëm e sipas hetimeve nga EULEX dhe Inspektorati Policor po del se kanë qenë atëherë është dashur të largohen krejt nga policia sepse edhe si policë për rregullimin e trafikut do ta përdorin dhunën.

Kosova ka nevojë për policë të depolitizuar dhe profesionalë që janë në shërbim të qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike dhe jo që ata të bëhen instrument për realizimin e qëllimeve politike të subjekteve vendore dhe ndërkombëtare.

Prandaj, vendimi për degradim të policëve të ROSU-së për KMDLNj-në është i papranueshëm dhe politik që nënkupton vazhdimësinë e marrjeve të vendimeve politike për policinë në përputhje me interesat e momentit.

Kësaj radhe të Serbisë dhe Vulinit! Nesër të ndonjë politikani të fuqishëm e të kriminalizuar kosovar!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)