Debatohet mbi pajtimin në rajon
Prishtinë, 21 dhjetor - Koalicioni për KOMRA organizon sot debatin mbi pajtimin në rajon.
Pas konflikteve të armatosura në mes të viteve 1991 2001, në të cilat ishin të kyçura të gjitha vendet e ish Jugosllavisë, shoqëritë e këtyre vendeve nuk kanë shkuar shumë përpara në procesin e pajtimit. Procesi i pajtimit në hapë shumë pyetje të cilat do jenë temë në këtë debat.
Çka paraqet procesi i pajtimit në rajon? Cili është kontributi i politikanëve të rajonit në këtë proces? Cili është roli i EU-së në procesin e pajtimit në rajon? Çka është dhe si duhet të duket pajtimi institucional?
Si duhet shfrytëzuar trashëgiminë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, me qëllim të fillimit të procesit të pajtimit?
A ka potencial shoqëria civile për trasimin e themeleve të procesit të pajtimit? A ndihmon REKOM-i në zgjedhjen e disa problemeve në procesin e pajtimit dhe cili është potenciali i tij?