Debati për pakon e Projektligjit për FSK-në mbahet me komunitetin serbë
Prishtinë, 9 nëntor - Sot në Qendrën Mediale në Çagllavicë, do të mbahet debati publik për pakon e Projektligjit për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.
Në debat do të marrin pjesë: Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, anëtarët e Komisionit, Fatmir Xhelili dhe Rexhep Selimi si dhe pjesëtarë tjere te komuniteteve joshqiptare.
Debatin e organizon Komisioni i Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për afirmim të marrëdhënieve ndër-etnike.