De Marnhac: Nuk po hetojmë individët por rastet
Prishtinë, 7 prill - Misioni Evropian për sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX nuk është duke hetuar individë, e as Fatmir Limajn por është duke hetuar rastet e krimeve, për të cilat gjen prova të mjaftueshme dhe i dërgon ato në gjykatë.
Kështu është shprehur për mediat kosovare shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac duke iu referuar arrestimeve të fundit në Kosovë.
Sipas tij misioni i EULEX-it nga faza e fillimit të hetimeve ka hyrë në fazën e gjykimeve dhe nuk do të ndalet.
Ai ka theksuar se nuk do të zgjidhen rastet, pa marrë parasysh nëse kanë të bëjnë me korrupsionin, krim e organizuar, apo krime lufte.