15 Janar 2025

Daviet inkurajoj Lumezin të punojë në forcimin e sundimit të ligjit

Prishtinë, 10 qershor - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim njohës ambasadoren e Francës në Prishtinë, znj Maryse Daviet.

Ambasadorja Daviet në këtë takim e uroi kryeprokurorin Lumezi, për dekretimin e tij në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e njoftoi ambasadoren Daviet me synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit, me sfidat, me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit, si dhe sistemi prokurorial i Kosovës në tërësi, si dhe me zbatimin e reformave në këtë sistem.  Kryeprokurori Lumezi, theksoi se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve të luftës, terrorizmit dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.

Ndërkaq, ambasadorja franceze Daviet, duke i premtuar kryeprokurorit Lumezi përkrahje dhe bashkëpunim të plotë nga ana e saj, në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe Franca, përmes ambasadës së saj në Prishtinë,  e inkurajoi kryeprokurorin Lumezi, që të punojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)