David Schwendiman mund të jetë në krye të Gjykatës Speciale
Prishtinë, 13 gusht - Prokurori kryesor i Task-Forcës Speciale të BE-së për hetime ndaj akuzave për krime lufte në Kosovës (SITF), David Schwendiman, ka thënë se mund të jetë në krye të Gjykatës Speciale.
David Shwendiman, prokurori kryesor i Task Forcës Special të Bashkimit Evropian i cili po udhëheq hetimet për krime lufte dhe krime të tjera në Kosovë, ka dhënë sinjale se do të udhëheq Dhomën e Specializuar të Prokurorisë.
Ai i ka thënë gazetës serbe Danas se në bazë të ndryshimeve kushtetuese të miratura nga Kuvendi i Kosovës, këtij organi i lejohet që prokurori kryesor i Task Forcës Special të BE-së, të emërohet krye prokuror kryesor të Dhomave Speciale.
Schwendeman ka thënë se Prokurori Special është titulli zyrtar i prokurorit kryesor, i cili është përgjegjës për cështje të cilat do të vendosen para Gjykatës speciale.
Kreu i Task Forcës Speciale ka thënë se me detajet e zbatimit të këtij ligji po merren të tjerë njerëz, ndërkohë që Task Forca Speciale e Bashkimit Evropian po vazhdon hetimet për krimet që supozohet të jenë kryer në Kosovë midis periudhës janar 1998 dhe dhjetorit 2000.
Prokurori Amerikan Dejvid Shvindeman është në krye të Task Forcës Speciale të Bashkimit Evropian për hetimin e krimeve të luftës dhe krimit organizuar në Kosovë, që nga dhejtori i viti i kaluar duke e tarshëguar në këtë post prokurorin tjetër amerikan Clint Willimason.
Ky mekanizëm është formuar nga Bashkimi Evropian për të hetuar raprotet për krime lufte të kryera në Kosvoë të ngrituar nga ish raprotuesi i Këshillit të Evropes, senatori zviceran Dick Marty.