14 Janar 2025

Dantchev shpreh gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bullgarisë

Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha priti në takim pune ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Nedialtcho Dimitrov Dantchev me bashkëpunëtorë.
 
Me këtë rast, ministri Berisha i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Dantchev dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmat që Bullgaria ka dhënë për Kosovën.

Ministri Berisha dhe ambasadori Dantchev biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësinë e zhvillimit, avancimit dhe intensifikimit të këtyre marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe në fushat tjera  me interes për të dyja vendet.  

Ministri Berisha, gjithashtu e njoftoi ambasadorin e Bullgarisë, Dantchev me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, të arriturat dhe profesionalizimin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Në kuadër të zhvillimit të FSK-së, ministri Berisha foli edhe për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në FSK, integrimin e tyre, përfaqësimin gjinor, bashkëpunimin e përgjithshëm me vendet anëtare të NATO-s, e në këtë kudër bashkëpunimin me NALT-in (Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s në FSK) dhe vendet tjera, si dhe interesimin dhe gatishmërinë e Ministrisë dhe FSK-së për zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe me shtetet tjera.

Ministri Berisha shprehu gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi edhe përmes nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

Nga ana e tij, ambasadori i Bullgarisë, Dantchev falënderoi ministrinë Berisha për pritjen dhe njëherësh i uroi edhe detyrën e re.

Ai shprehu gatishmërinë e tij, për intensifikimin, avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy ministrive dhe dy shteteve: Kosovës dhe Bullgarisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)