23 Dhjetor 2024

Danimarka ndihmon Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave

Prishtinë, 2 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot Ibj Jensen, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të Danimarkës, ndërsa morën pjesë në takim edhe Hajzer Salihu, u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Fadil Kodra, kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë takimit, ministri Rexhepi e njoftoi Jensen për punët dhe aktivitetet e Agjencionit për Menaxhim Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për avancimin e këtij Agjencioni në të ardhmen.

Të përkujtojmë se Agjencioni për Menaxhim Emergjent i Danimarkës i ka dhuruar një donacion të pajisjeve me radiolidhje, të cilat i janë dedikuar Brikadës së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Prishtinë.

Për këtë donacion, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencioni për Menaxhim Emergjent dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mirëmbajtjen dhe përdorimin e këtyre pajisjeve, ndërsa të dyja palët shprehën vullnet për bashkëpunim të mëtejm.

Po ashtu gjatë takimit, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të Danimarkës, Ibj Jensen shprehu interesimin edhe për realizimin e projekteve të tjera për Agjencionin për Menaxhim Emergjent të MPB-së për trajnimin e stafit që kanë të bëjnë me materie të rrezikshme, si dhe për të ndihmuar me pajisje për situata emergjente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)