Dakordohen për rritjen e efikasitetit në hetimin profesional të rasteve
Prishtinë, 3 shkurt - Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së znj. Miradije Kelmendi, vizitoj sot Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku u prit nga Kryeprokurori Blerim Isufaj.
Znj. Kelmendi e uroi Kryeprokurorin për emërimin e tij në krye të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt mes dy institucioneve.
Në takim u konstatua se institucionet kanë një bashkëpunim tashmë të konsoliduar në hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë në kompetencë të IPK-së. Bashkëbiseduesit u dakorduan në vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe rritjen e efikasitetit në hetimin profesional të rasteve.
Kryeprokurori falënderoi Kryeshefen për vizitën dhe shprehi gatishmërinë për përkrahjen nga ana e Prokurorisë Speciale për IPK-në, për të arritur objektivat e përbashkëta në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.