Dakordohen për formimin e grupit punues për Kroin e Vitakut
Mitrovicë, 22 maj - Pas shumë orë bisedimesh dy ditët e fundit Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, me kontributin e madh të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic dhe Mitrovicës se Jugut, Agim Bahtiri, dje ranë dakord të formojnë një grup punues për të zgjidhur problemin në lagjen \"Kroi i Vitakut\" në lidhje me kthimin e shqiptarëve të zhvendosur.
Grupi punues do ta përbëhet nga dy përfaqësues të kthyer shqiptarë dhe banorët e Kroit te Vitakut, pjesëtarët të komunitetit serb, dy kryetarët e komunave, Ministrat Maric dhe Jevtic, si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar.
Vendimi për formimin e grupit punues për Kroin i Vitakut do të bëhet në mbledhjen e parë të grupit ndërministror për kthim.
\"Është bërë një hap i rëndësishëm në qasjen për zgjidhjen e problemit të lagjës \"Kroi i Vitakut\" në veri të Mitrovicës.\"
\"Pas bisedimeve dy ditë më parë me serbët, banorët e Kroit te Vitakut, nëpërmjet shume takimeve me kryeministrin Mustafa dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, sot unë dhe Ministri Maric së bashku me kryetarin e Mitrovices se Veriut Rakic dhe Mitrovices se Jugut Bahtiri, pas bisedimeve disa orëshe me familjet e zhvendosura të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë ramë dakord për të formuar një grup punues i cili do të përbëhet nga të gjitha palët dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante të Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare ashtu që çështja e kthimit në Kroin e Vitakut të zgjidhidhet në mënyrë transparente dhe që do të rezultojë në një zgjidhje afat-gjate dhe paqësore\", ka thënë ministri Jevtic.