D4D lanson raportin “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste"
Prishtinë, 22 dhjetor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), organizon konferencën lansuese të raportit “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”, i cili do të mbahet sot në Prishtinë.
Qëllimi i këtij raporti është që përpos identifikimit të bëjë edhe luftimin e gjuhës së urrejoni, si dhe duke rekomanduar ndryshime në përputhje me standardet e BE-së, me fokus në mbështetje për zhvillimin e legjislacionit për dezinformim dhe lajme të rreme.