23 Dhjetor 2024

Coyntryman: EULEX të hetojë akuzat e Marty

Beograd, 14 janar - Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara presin zhvillimin e një hetimi serioz nga EULEX mbi akuzat e reporterit të KiE, Dick Marty mbi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

Gjatë një vizite në Beograd, Countryman ka nënvizuar se për këtë hetim Uashingtoni pret bashkëpunimin jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë e Serbisë.

“Raportin e kemi marrë shumë seriozisht. Ai përbën një sfidë të madhe për stabilitetin e gjithë rajonit. Presim që të gjitha palët të tregojnë se dëshirojnë sundimin e së drejtës dhe jo qëndrime politike”, ka pohuar Countryman gjatë një vizite në Beograd.

Ai ka theksuar se raporti i Marty nuk duhet të ndikojë në bisedimet që pritet të nisin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëndrimi i presidentit Tadic është real. Nëse Hashim Thaci është zgjedhur dhe nuk është i akuzuar, përderisa nuk ka dëshmi të forta, atëherë ai është partneri i vërtetë për Serbinë në këto negociata”, është shprehur Countryman.

Përsa i përket veriut të Kosovës, ai ka shtuar se cështja që shtrohet nuk është statusi i vecantë i kësaj zone, por garantimi i të drejtave të njeriut për të gjitha etnitë që jetojnë në të. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)