Çohu dhe FOL kundër ndryshimit të nenit 437 të Kodit Penal
Prishtinë, 13 mars - Ministria e Drejtësisë (MD), së fundmi ka propozuar amendamentimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkitazi nenin 437, i cili rregullon çështjen e mos raportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose të detyrimeve financiare, nga zyrtarët e lartë publik.
Neni 437, në mënyrë shumë të qartë rregullon penalizimin e refuzimit të deklarimit dhe deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik.
Organizata Çohu!, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja Fol, shprehen kundër ndryshimeve/ndërhyrjeve në nenin 437, të Kodit Penal ashtu siç janë propozuar nga MD.
\"Propozimi i ardhur nga MD, dhe i aprovuar nga Qeveria e Kosovës, po synon vendosjen e motivit përkitazi me fshehjen e pasurisë nga zyrtarët e lartë publik. Ky ndryshim në Kodin Penal, do ta bëjë të pamundur akuzimin e aq më pak dënimin e zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk e deklarojnë (fshehin), pasurinë komfor kërkesave të Ligjit për Deklarim të Pasurisë.\"
\"Amendamentimi i Kodit Penal, i propozuar nga MD, në thelb është i pakuptimtë dhe si i tillë tregon për tendencën e qeverisë për ta reduktuar transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të lartë publik.\"
\"Kjo për arsye se gjyqtarët në praktikë do ta kenë shumë të vështirë për ta vërtetuar motivin për mos deklarim apo fshehje të pasurive duke qenë se zyrtarët, në këto raste, gjithmonë do të mund të arsyetohen se këtë veprim nuk e kanë bërë më qëllim, apo që edhe kanë harruar që ta deklarojnë një pjesë të pasurive të tyre.\"
\" Në këtë kuadër, MD me këtë propozim-amendament më shumë do t\'i kontribuojë amnistimit të zyrtarëve që mund të jenë pasuruar në mënyrë të kundërligjshme se sa do të vendosë rregull efektiv në këtë fushë\", thuhet në kumtesën e \'Çohu\'-t