Cliff ligjëroi në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj
Ferizaj, 12 qershor - Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Ian Cliff, para oficerëve dhe nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, ligjëroi në temën: Marrëdhëniet Ndërkombëtare me Diplomaci.
Ambasadorin Cliff, në ambientet e kazermës Skënderbeu e priti komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi, i cili fillimisht e falënderoi ambasadorin Cliff, për ndihmën e madhe që po jep Mbretëria e Bashkuar për FSK-në, dhe pastaj e njoftoi me të arriturat e përgjithshme të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes si dhe me synimet për të ardhmen e KDS-së.
Ambasadori Ian Cliff, me këtë rast, tha: ndjehem tejet i lumtur që po i shoh këto të arritura të KDS-së dhe përkushtimin tuaj ndaj punës, ndërsa, më pastaj mbajti ligjëratën për Marrëdhëniet Ndërkombëtare me Diplomaci, me fokus misioni diplomatik dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes. Ambasadori Cliff, foli për sfidat e diplomacisë, rolin e diplomacisë në politikën e jashtme por edhe për misionet e tij, jashtë shteti, si Ambasador i Britanisë së Madhe.
Një pjesë të ligjëratës, Ai e fokusoi në çështjet e Kosovës, sfidat dhe të arriturat jo vetëm në diplomaci, por në të gjitha fushat, për të shtuar se: Kosova ka shënuar progres në shumë fusha dhe ne po përpiqem ta ndihmojmë Kosovën.
Në fund, ambasadori Ian Cliff, iu përgjigj shumë pyetjeve të pjesëtarëve të KDS-së, që kishin të bënin në lidhje me zhvillimet në vend dhe themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ligjërata me temë nga diplomacia, kanë mbajtur edhe ambasador të shteteve tjerë, të akredituara në Kosovë.